Zëdhënësi i Shakirës mohon se ajo ka pasur krizë ankthi
Zëdhënësi i Shakirës në Kolumbi mohon thashethemet për krizën e ankthit të këngëtares. Këngëtarja është në gjendje të përsosur shëndetësore, ka konfirmuar Rodrigo Beltrán, përcjell portali rtv21.tv
Lajmin i publikuar nga revista spanjohlle ¡Hola! ku thuhej se këngëtarja kolumbiane Shakira kishte pësuar një krizë ankthi dhe se kjo ka bërë që ajo të shtrohej në spital. E gjithë kjo si pasojë thashethemeve që tregojnë fundin e marrëdhënies së tij sentimentale me futbollistin spanjoll Gerard Pique.
Megjithatë, zyrtari i shtypit në Kolumbi deklaroi këtë të premte, se versioni i publikuar nga revista ¡Hola! është i rremë. Dhe se ndryshe nga sa është raportuar, Shakira aktualisht është në shëndet të përsosur.
Rodrigo Beltrán, i cili është zëdhënësi zyrtar i këngëtares në Kolumbi, konfirmoi se imazhet me të cilat ata po i bëjnë jehonë krizës së supozuar të ankthit të Shakira-s korrespondojnë me një urgjencë mjekësore të babait të saj në Barcelonë.
“Këto foto janë të datës 28 maj. Babai i Shakira-s, William Mebarak, u rrëzua, ajo hipi në ambulancë me të dhe e shoqëroi në spital, ku aktualisht po shërohet ”, tha Beltrán, duke u dhënë një qetësi të gjithë ndjekësve kolumbianë të Shakirës.
E megjithëse zërat për ndarjen e Piqué dhe Shakira vazhdojnë të jenë trend në rrjetet sociale, gjoja për shkak të tradhtisë së futbollistit spanjoll, asnjëri prej tyre nuk ka dashur të komentojë asgjë publikisht. Ndaj, as Rodrigo Beltrán nuk iu referua kësaj teme, për të cilën tha se i përgjigjet vetëm jetës personale të këngëtares./21Media