Kaloni te përmbajtja kryesore

Begaj përmes një letre publike thotë se nëse votohet puna do të flas për të

Kandidati për President të Shqipërisë, Bajram Begaj përmes një letre publike thotë se ishte e papritur dhe e madhe  pesha emocionit kur mori lajmin se maxhoranca parlamentare kishte vendosur ta paraqiste si kandidat për president në seancën e sotme.
Begaj shprehet se vetëm me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës së saj, mund ta tregojnë sadopak madhësinë e këtij nderi, shkruan ora news.
Fjalët nuk kanë qenë kurrë arma ime më e fortë, por edhe sikur të ishin jam i bindur se do ta kisha të vështirë t’i gjeja në këtë rast. Ky është një ndër ato raste që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Vetëm përkushtimi me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës së saj, mund ta tregojnë sadopak madhësinë e këtij nderi”, shkruan Begaj në një letër publike.
Gjithashtu ai thotë se nëse zgjidhet si President respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të jenë shigjetat e busullës së tij në atë detyrë të lartë.
Nëse Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë sot që unë do të jem Presidenti i ardhshëm i Republikës, respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të jenë shigjetat e busullës sime në atë detyrë të lartë.  Jam mësuar që puna ime të flasë për mua, jo unë për veten time dhe kam frikë se nuk e ndryshoj dot këtë edhe po të dua”, shkruan tutje Begaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button