Zëdhënësja e LDK-së: Propaganda e Kurtit seriozisht dëmton shëndetin

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti duhet të shkojë më shpesh në QKUK, sesa që është duke bërë.
“Propaganda e Kurtit seriozisht dëmton shëndetin”, shkroi Halimi.
Ajo tha se aty ka më shumë nevojë për personel, pajisje e aparatura.
“Në QKUK, kryeministri duhet të shkoj më shpesh dhe me më pak pompozitet. Në sektorin ku nuk dihet kush është realisht ministër, ka nevojë për më shumë personel, pajisje dhe aparatura. Po të mos mungonte përkushtimi, nuk do të mungonin edhe gjërat më bazike, që nga higjiena, barnat esenciale e deri te dyert e prishura që nuk mbyllen. Pacientëve të goditur nga kriza e çmimeve – me rroga të zhvlerësuara, iu duhet të blejnë vetë shumëçka. Këta pacientë e kanë të pamundur të marrin shërbimin e duhur, nga mungesa e stafit të stërngarkuar e të keqpaguar. Mirëpo të gjitha këto, nuk i interesojnë kryeministrit që e ka prioritet spektaklin; duke mos u marrë kurrë me përmbajtjen ai e ushqen vetëm krizën dhe propagandën”, shkroi Halimi në Facebook./21Media

Back to top button