Zeka: Parregullësitë në drejtësi i ka instaluar LDK-ja dhe UNMIKU

Sipas Zekës Nisma do ta bëjë reformën në drejtësi duke u bazuar në shtetet perendimore

Milaim Zeka nga Nisma për Kosovën sonte në debatin e zgjedhjeve, tha se Nisma e konsideron që shtylla kryesore e shteit është drejtësia, për të cilën tha se ka dështuar mafia ndërkombëtare, që ka qenë e instaluar në Kosovë së bashku me mafinë vendore të sistemit të drejtësisë.

Lidhur me këtë, Zeka tha se këtë parregullësi në sistemin e drejtësisë e ka instaluar LDK-ja me UNMIK-un, duke përmendur edhe PDK-në.

Zeka ndër të tjera tha se reformën në drejtësi do ta bëjnë duke u bazuar  në shtetet perendimore, duke bërë ligjin e lustrimit dhe vetingut./21Media

Back to top button