Zelanda e Re hyn në vitin 2022 pa fishekzjarre

Viti 2022 nuk nisi me fishekzjarre në Auckland të Zelandës së Re.
Në këtë festë të ndërrimit të motmoteve, Ura e Auckland Harbour, Sky Tower e Auckland War Memorial Museum, u ndriçuan nga dritat, ku u bë një show i vërtetë.
Festa tradicionale u anulua si shkak i parandalimit të përhapjes së koronavirusit dhe për shkak të masave që janë ndërmarrë më herët, transmeton rtv21.tv
Në shumë vende të tjera, festat e organizuara për vitin e ri, u anuluan si shkak i masave të ndërmarra nga autoritetet./21Media

Back to top button