Zelanda e Re izolohet edhe për një javë

Zelanda e Re është njëra nga vendet të cilat u kujdesën që nga fillimi i pandemisë, duke izoluar vendin menjëherë pasi u infektuan personat e parë me Covid-19.
Po ashtu, e njëjta u bë vendi i parë që të dal “e lirë” nga virusi, meqë pas një kohë të gjatë përballje direkte, nuk pati asnjë rast pozitiv të të infektuarëve.
Një javë më parë, autoritetët në vend bën të ditur se në Zelandën e Re, një person kishte rezultuar pozitiv me variantin Delta, gjë që bëri që vendi të shkojë në izolim.
Ditën e djeshme 70 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, duke ngritur shifrën e të infektuarëve në 347./21Media
 

Back to top button