SHBA do të vazhdojë evakuimet nga Kabuli “deri në momentin e fundit”

SHBA thotë se do të vazhdojë evakuimin e afganëve nga aeroporti i Kabulit deri në “momentin e fundit”, pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme për sulmet nga grupi i Shtetit Islamik (IS).
Raportet nga Kabuli tregojnë se deri më tani janë regjistruar mbi 170 viktima pas sulmeve të së enjtes ndaj turmave në portën e aeroportit.
Pentagoni thotë se ka ende kërcënime të besueshme kundër aeroportit.
Shtetet e Bashkuara janë ende duke u munduar t’i largojnë afganët. Shumica e vendeve të NATO -s tani i kanë dhënë fund fluturimeve të tyre emergjente.
Afati i vendosur nga SHBA për forcat e saj për t’u larguar nga Afganistani përfundon më 31 gusht.
Sipas Pentagonit, më shumë se 5,000 njerëz mbeten brenda aeroportit, duke pritur që të largohen.
Shtëpia e Bardhë thotë se më shumë se 111,000 njerëz janë evakuuar që kur filloi transportimi ajror gati dy javë më parë./21Media

Back to top button