Zelenksy dhe Johnson biseduan në telefon, ja çfarë diskutuan

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka biseduar në telefon me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson teksa kanë diskutuar për një sërë temash.
Zelensky tha se të dy liderët diskutuan për forcimin e mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën, intensifikimin e punës për garancitë e sigurisë dhe furnizimin me karburant në Ukrainë.
“Ne duhet të punojmë së bashku për të parandaluar një krizë ushqimore dhe për të zhbllokuar portet e Ukrainës”, tha ai.
Biseda e realizua pasi Ukraina po përballet me humbje në lindje, ndërsa Rusia kërkon të sigurojë një territor të mëtejshëm në rajonin e Donbasit./21Media

Back to top button