Zelenska: Lufta e ka bërë djalin tim të dëshirojë të bëhet ushtar

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska thotë se lufta në Ukrainë e ka bërë djalin e saj nëntë vjeçar të dëshirojë të bëhet ushtar.
Në një intervistë me NBC, Zelenska tha se tani e vetmja gjë që djali i saj Kyrylo dëshiron të bëjë është “artet marciale dhe si të përdorë një pushkë”.
Ajo shtoi se shpresonte që fëmijëria e djalit të saj t’i “rikthehej” atij.
Zelenska, gruaja e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ishte në një vizitë në SHBA, ku ajo kishte kërkuar më shumë armë për Ukrainën.
Duke folur për ndikimin e luftës pesë mujore me Rusinë tek djali i saj, ajo tha “Para luftës, djali im shkonte në ansamblin e vallëzimeve popullore. Ai luante piano, mësoi anglisht”. Por pas pushtimit të Rusisë, “e qartë se ai dëshiron të jetë ushtar”, tha ajo.
Zelenska, e cila është gjithashtu nënë e 18-vjeçares Oleksandra, foli për gjendjen e vështirë të fëmijëve dhe prindërve të tjerë gjatë vizitës së saj në SHBA.
Gjatë një fjalimi 15-minutësh në Kongresin Amerikan të mërkurën, ajo prezantoi foto dhe video të fëmijëve ukrainas që janë vrarë ose plagosur gjatë luftës.
Një nga imazhet e përfshira ishte e një 4-vjeçareje Liza Dmytriyeva, e cila u vra në një sulm ajror në qytetin qendror-perëndimor të Vinnytsia.
Anëtarët e Kongresit kanë qenë kryesisht mbështetës të kërkesave të Ukrainës për më shumë ndihmë për sigurinë dhe deri më tani kanë furnizuar Ukrainën rreth 8 miliardë dollarë.
Gjatë vizitës së saj në SHBA, Zelenska e cila ka marrë një rol më publik kohët e fundit – u takua gjithashtu me Presidentin e SHBA Joe Biden, Zonjën e Parë Jill Biden dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken./21Media

Back to top button