Zelensky akuzon Rusinë për gjenocid

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e është adresuar përmes një videolidhje Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ai ka akuzuar Rusinë për gjenocid.
Gjatë fjalimit, Zelensky ka thënë se nuk ka asnjë krim që Rusia nuk do të kryente.
“Ne e dimë çfarë do të thotë Rusia në përgjigje të akuzave për këto krime. Do të fajësojnë të gjithë vetëm për të justifikuar veprimet e veta. Ata thonë se ka versione të ndryshme, se është e pamundur të përcaktohet se cili nga ato versione është I vërtetë. Tani kemi prova përfundimtare. Disa prej civilëve u pushkatuan në rrugë, të tjerët u hodhën në puse, janë në vuajtje, u vranë në banesat e tyre, shtëpitë e hedhura në erë me granata. Civilët u shtypën nga tanket teksa ishin ulur në makinat e tyre në mes të rrugës. Ata prenë gjymtyrët, prenë fytin e tyre”, tha më tej Zelensky.
Presidenti ukrainas gjatë fjalimit ka akuzuar Rusinë për gjenocid./21Media

Back to top button