“Stop drogave në shkolla”, arrestohen 69 persona

Në kuadër të urdhrit operativ “Siguria në shkolla & stop droga në shkolla”, Policia e Kosovës ka arrestuar 69 persona për një muaj.
Në total janë shënuar 53 incidente në hapësirat e shkollave dhe afër tyre, ndërkaq janë lënduar 20 persona, sipas njoftimit të Policisë të martën.
Janë bërë 79 intervenime policore dhe janë konfiskuar 32 të armë të ndryshme.
Zbatimi i këtij urdhëri është bërë brenda katër javëve (7 marsi – 3 prill 2022).
“Qëllimet kryesore që policia synon t’i arrijë me hartimin dhe zbatimin e këtij urdhri, ndër të tjera janë edhe: krijimi i një klime më të sigurt për nxënësit, personelin arsimor në të gjitha nivelet arsimore, bashkërendimi i aktiviteteve ndër-institucionale, parandalimi dhe zvogëlimi i incidenteve në shkolla dhe objekte e rrethinë afër shkollave, parandalimi, identifikimi, arrestimi i shpërndarësve të narkotikëve, identifikimi dhe marrja e masave ndaj personave që nuk janë nxënës, e që sillen afër shkollave dhe në hapësira të shkollave, hetimi dhe zbulimi i veprave penale që kryhen në këto hapësira, siguria në trafik afër shkollave etj”, ka njoftuar Policia. /21Media

Back to top button