Zelensky akuzon Rusinë se po përpiqet të mbulojë mijëra vrasje civile
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se po shfaqen prova se trupat ruse kanë vrarë dhjetëra mijëra civilë në Mariupol.
Ai shtoi se Ukraina ka përgjuar bisedat ruse se “si po fshehin gjurmët e krimeve të tyre”.
Kryetari i bashkisë së Mariupolit ka vlerësuar se të paktën 20,000 civilë janë vrarë në qytetin port jugor dhe dje u shfaqën imazhe të një varri masiv të dukshëm jashtë Mariupolit.
Zelenskyy ka thënë se forcat ruse krijuan “kampe filtrimi” pranë qytetit për ata që përpiqeshin të largoheshin.
Ata që i mbijetojnë kampeve po dërgohen në Rusi ose në zonat nën pushtimin rus, pohoi ai.
Zyrtarët ukrainas akuzuan më parë trupat ruse për grumbullimin dhe djegien e trupave në Mariupol./21Media