Zelensky: Armët që i dërgojnë, konsumohen brenda disa orësh
Çfarë tha Volodymyr Zelensky në Londër?
Si fillim presidenti ukrainas tha se populli i tij mbështetet në partnerët ndërkombëtar e jo në aleancën e NATO-s.
“Sigurisht, Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, ne e kuptojmë këtë. Kemi dëgjuar për shumë vjet për dyert e hapura, por gjithashtu kemi dëgjuar që nuk mund të hyjmë në ato dyer”, ka thënë Zelensky.
Gjatë videolidhjes, ai tha se dërgesat e furnizimet nga Britania e Madhe dhe vendet tjera, po konsumohen brenda disa orësh.
“Sasia që marrim në javë përdoret zakonisht nga ne brenda 20 orëve”, ka shhtuar Zelensky.
Ai mirëpriti sanksionet perëndimore, por tha se nuk mjaftojnë për t’i dhënë fund agresionit rus.
Presidenti ukrainas kritikoi firmat që vazhdojnë të bëjnë ende biznes me Rusinë./21Media