Bislimi tregon çka i tha Kurtit që nxiti reagimin e Abdixhikut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka sqaruar para deputetëve se çka kishte folur, që nxiti reagimin e deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka kërkuar nga kryeministri që ta lidhte zëvendëskryeministrin.
Mirëpo, Bislimi ka shpjeguar se duke dëgjuar parashikimet për të gjitha zhvillimet të Abdixhikut, i kishte thënë kryeministrit Kurti, se mos vallë ai e dinte edhe se kur do të përfundonte lufta në Ukrainë.

“Sa i përket komentit të tij për lidhje ose zgjidhje, duke e njohur mirë deputetin Abdixhiku, dua të kolaudoj se e kuptoj shumë mirë, se bashkëndjej me të, por nuk e ndihmoj dot”, ka shtuar Bislimi./21Media

Back to top button