Zelensky bën kërkesën e dytë për t’iu drejtuar udhëheqësve afrikanë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë një kërkesë të re për t’iu drejtuar krerëve të shteteve të Bashkimit Afrikan, sipas kryetarit të Komisionit të AU, Moussa Faki.
“Faki e mori kërkesën gjatë një telefonate me ministrin e Jashtëm të Ukrainës”, tha ai në Twitter.
Dyshja folën gjithashtu për “dëshirën e Presidentit Zelensky për të zhvilluar lidhje më të ngushta me AU”, transmeton rtv21.tv.
Faki nuk bëri të ditur nëse kërkesa do të plotësohet, por tha se ai “kishte këmbëngulur në nevojën për një zgjidhje paqësore të konfliktit me Rusinë”.
Vendet afrikane dominuan listën e kombeve që abstenuan nga votimi për një rezolutë të OKB-së për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Në fillim të këtij muaji, Zelensky zhvilloi një telefonatë me homologun e tij senegalez, Macky Sall, kryetari aktual i AU, dhe kërkoi t’u drejtohej udhëheqësve afrikanë./21Media