Sveçla thotë se si pasojë e OSHP-së, Policia ka mungesë të uniformave e armatimit
Sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka raportuar në Komisionin parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku ka folur edhe për mungesat e mëdha të uniformave dhe armatimit.
Sipas Sveçlës kjo gjendje vjen si pasojë e mosfunksionalizimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
”Policia e Kosovës ballafaqohet me vështirësi të mëdha, shpesh të paarsyeshme. Sa i përket uniformave, armatimit, shumë nga këto kanë rrjedhur si pasojë e OSHP-së. Unë shpresoj që shpejt OSHP-ja do të zhbllokohet”, ka thënë Sveçla.
Sveçla ka folur edhe për sulmet e Policisë në veri të vendit teksa ka theksuar se gjithçka ka ndodhur për shkak të vendosjes së ligjshmërisë në atë pjesë dhe kanë qëllim destabilizimin e vendit.
Madje sipas Sveçlës, sulmi i policisë bë veri ka sjellur edhe pasiguri te qytetarët atje./21Media