Zelensky bën thirrje për ndalimin e kanaleve televizive ruse në gjithë Evropën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të ndalojë kanalet televizive shtetërore ruse.
Zelensky ka thënë se “nxitësit e propagandës ruse nuk duhet të qëndrojnë në BE”.
“Asnjë nxitës i vetëm i propagandës ruse nuk duhet të qëndrojë në territorin e BE-së,” tha ai duke u shfaqur në video-lidhje në ngjarjen Forum 2000 në Pragë. Asnjë kanal televiziv shtetëror rus nuk duhet të lejohet të vazhdojë të punojë në territorin e BE-së”, tha ai.
Në mars, rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar Ofcom anuloi licencën britanike të transmetimit të RT-së./21Media