Kaloni te përmbajtja kryesore

Leonardo DiCaprio ndahet nga e dashura pas një lidhje katër vjeçare

Ka përfunduar romanca mes aktorit Leonardio DiCaprio dhe modeles argjentinase Camila Morrone .
Kështu sigurojnë burimet People për çiftin i cili kishte pasur katër vite romancë
Marrëdhënia filloi në vitin 2018. Zhurma u ndez kur të dy zunë një sedilje në rreshtin e parë gjatë Oscars atë vit.
Çifti, i cili rrallë ecnin krah për krah në një tapet të kuq, por shpesh u panë në jaht ose në plazh, u takuan gjatë një shëtitje në Aspen, Kolorado.
Në korrik të vitit pasardhës, u raportua se marrëdhënia ishte “padyshim jo e rastësishme”, madje duke siguruar që aktori e kishte prezantuar modelen “me prindërit e tij”.
Shumë shpresonin se vajza të ishte gruaja me fat që do të kurorëzohej me milionerin beqar , në krahët e të cilit kanë parakaluar bukuroshe të mëdha, si ish-modelja Giselle Bündchen dhe aktorja Blake Lively , ndër shumë të tjera./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button