Zelensky: Bisedimet e paqes duken më realiste

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se bisedimet e paqes me Rusinë kanë filluar të duken më realiste, por nevojitet ende kohë për të arritur një përparim.
Në adresën e tij të fundit përmes një video në Facebook, ai tha se fitorja ndaj Rusisë do të kërkonte punën e të gjithë qytetarëve ukrainas, përfshirë ekipin negociator që aktualisht mban bisedime në vazhdim përmes Zoom.
Rusia ka vazhduar të bëjë presion ndaj Ukrainës që të heqë dorë zyrtarisht nga çdo synim për t’u bashkuar ndonjëherë me NATO-n dhe të njohë zyrtarisht provincat separatiste Donetsk, Luhansk dhe Krime, përcjell rtv21.tv
Bisedimet do të vazhdojnë të mërkurën.
Siç raporton BBC, Zelensky të martën dukej se pranoi se Ukraina nuk do të bashkohej me NATO-n.
Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak tha se kishte kontradikta themelore gjatë bisedimeve, por sigurisht hapësirë për kompromis./21Media

Back to top button