Zelensky – deputetëve britankë: Do të vazhdojmë të luftojmë për tokën tonë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i është drejtuar deputetëve të Parlamentit britanik dhe është zotuar të vazhdojë të luftojë kundër Rusisë.
Dy javë pasi filloi pushtimi i Ukrainës, Zelensky citoi William Shakespeare, falënderoi Boris Johnson dhe bëri thirrje për një rritje të sanksioneve, transmeton rtv21.tv.
Udhëheqësi foli praktikisht nga Kievi në Ukrainë – hera e parë që një udhëheqës i huaj u drejtohet deputetëve në dhomë.
“Ne nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të humbasim. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për tokën tonë, pavarësisht nga kostoja”, tha ai./21Media

Back to top button