Zelensky dhe gruaja e tij shfaqen në publik së bashku për herë të parë që nga pushtimi rus

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe gruaja e tij, Olena Zelenskaya janë shfaqur së bashku në publik për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Ky takim i tyre u bë për shkak të pjesëmarrjes në funeralin e presidentit të parë të Ukrainës, në Kiev.

Zelensky dhe Olena dukeshin të qetë, por e rraskapitur ndërsa ecnin së bashku për të vendosur lule në majë të arkivolit të Leonid Kravchuk, i cili u bë i pari që udhëhoqi një Ukrainën e pavarur pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991.
Kravchuk vdiq në mosha 88-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë.
I veshur krejt në të zeza në vend të jeshiles ushtarake, Zelensky ecte pranë gruas së tij.

Atyre iu bashkuan personalitete të tjera, duke përfshirë kryetarin e bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, teksa funerali u zhvillua në Shtëpinë e Ukrainës të martën, në një qytet që ende përpiqet të shërohet nga përpjekja e Rusisë për të pushtuar qytetin, shkruan Daily Mail.
Paraqitja e Olenës vjen një muaj pasi ajo zbuloi se ajo ka folur vetëm me bashkëshortin e saj në telefon që nga shpërthimi i luftës, nga frika se bashkimi me të në kryeqytetin ukrainas do ta rrezikonte atë dhe dy fëmijët e tyre të vegjël të vriteshin.

Duke kujtuar disa nga fjalët e fundit që bashkëshorti i saj i tha personalisht, Olena tha se Zelenskyy e zgjoi atë kur raketat e para ruse u përplasën në qytet, duke i thënë asaj “Filloi”.
Nuk dihet saktësisht se kur ajo u kthye në Kiev, por çifti kaloi të paktën gjashtë javë të ndarë.
E pyetur se çfarë u tha fëmijëve të saj, Zonja e Parë tha për revistën Vogue nuk ka nevojë t’u shpjegojnë asgjë fëmijëve sepse ata shohin gjithçka, si çdo fëmijë në Ukrainë. /21Media
 

Back to top button