Zelensky do të takohet të premten me shefen e Komisionit Evropian

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me shefen e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të premten, sipas zëdhënësit presidencial ukrainas Sergei Nikiforov, shkruan CNN.
“Nuk mund t’ju them orën e saktë për arsye sigurie. Por diku gjatë ditës, presidenti i Ukrainës do të takohet me Ursula von der Leyen”, tha Nikiforov në programin televiziv ukrainas “UAtogether” të enjten.
Von der Leyen dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, do të takohen me Zelensky në Kiev këtë javë, njoftoi të martën zëdhënësi Eric Mamer. Ai nuk kishte specifikuar se në cilën ditë do të zhvillohet takimi./21Media

Back to top button