Zelensky do t’u drejtohet liderëve botërorë në Davos

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do t’u drejtohet liderëve botërorë të mbledhur në Davos, Zvicër, për Forumin Ekonomik Botëror (WEF).
Asnjë zyrtar apo kompani ruse nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjen ndërkombëtare të liderëve politikë dhe industrialë.
“Kërkesa kryesore për të gjithë botën këtu është: mos ndaloni së mbështeturi Ukrainën”, u tha gazetarëve deputetja ukrainase, Ivanna Klympush-Tsintsadze në prag të samitit, shkruan BBC.
Samiti nuk është mbajtur që nga janari 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit. Një forum virtual është zhvilluar në vitin e kaluar./21Media

Back to top button