Zelensky falënderon ushtarët që i larguan rusët nga Khakiv
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka dërguar një mesazh falënderimi për ushtarët ukrainas që kanë dëbuar trupat ruse nga Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.
Forcat ukrainase kanë rimarrë territorin në zonat veri-lindore ditët e fundit, duke i shtyrë rusët jashtë rrezes së artilerisë së qytetit, i cili kishte duruar javë të tëra bombardimesh, transmeton rtv21.tv.
Më herët gjatë ditës së sotme, një grup i atyre ushtarëve u fotografuan pranë një tabele kufitare të restauruar – me ngjyrat e flamurit ukrainas – që thuhet se kishin arritur në kufirin me Rusinë.
“Batalioni 227 i brigadës 127 të mbrojtjes territoriale të Ukrainës! Faleminderit shumë!” tha Zelensky, në një video të postuar në Instagram.
“Nga të gjithë ukrainasit, nga të gjithë, nga unë dhe nga familja ime. Mirënjohja ime nuk ka kufij. Ju uroj të gjithëve shëndet dhe kujdesuni për veten”, vazhdoi ai.
Ai përfundoi, në stilin tradicional “Lavdi Ukrainës!”./21Media