Zelensky foli për vizitën në Kharkiv, tha se e ka shkarkuar shefin e sigurisë lokale

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky foli për vizitën e tij të sotme në qytetin e Kharkivit, udhëtimi i tij i parë jashtë rajonit të kryeqytetit që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
“Kharkovi pësoi goditje të tmerrshme nga pushtuesit. Ndërtesat e zeza, gjysmë të rrënuara të apartamenteve kanë pamje nga lindja dhe veriu – nga ku gjuante artileria ruse, ku “po vinin” avionët luftarakë rusë. Rusia tashmë ka humbur jo vetëm betejën për Kharkivin, jo vetëm betejën për Kievin dhe veriun e vendit tonë”, tha ai, shkruan BBC.
“Ajo humbi të ardhmen e saj dhe çdo lidhje kulturore me botën e lirë.”
Zelensky vlerësoi autoritetet në Kharkiv, por tha: “Për fat të keq, nuk mund të them të njëjtën gjë për udhëheqjen lokale të SBU [shërbimit të sigurisë].”
Ai tha se kishte shkarkuar kreun e SBU-së rajonale, i cili “nuk punoi për të mbrojtur qytetin dhe se mendonte vetëm për veten e tij personalisht”.
“Një e treta e rajonit të Kharkiv është ende nën okupim. Ne patjetër do ta ç’pushtojmë të gjithë territorin.”, tha Zelensky.
Sa i përket luftimeve në Donbas, Zelensky tha se 90% e banesave në Severodonetsk janë dëmtuar.
“Marrja e Severodonetsk është një detyrë themelore për kontigjentin okupues. Dhe atyre nuk u intereson se sa jetë do të duhet të paguajnë për këtë përpjekje për të ngritur flamurin rus.”/21Media

Back to top button