Fituesit e Evrovizionit shesin trofeun, blejnë drone për ushtrinë

Fituesit ukrainas të Eurovision Song Contest 2022, Kalush Orchestra kanë shitur trofeun në një ankand bamirësie për 900 mijë dollarë.
Paratë do të përdoren për të blerë tre dronë për Forcat e Armatosura të Ukrainës.
“Miq, jeni të mrekullueshëm! I jemi mirënjohës secilit prej jush që dhuroi fonde për këtë ankand, dhe veçanërisht ekipit të Whitebit që bleu trofeun për 900.000 dollarë dhe që tani e tutje janë bërë pronar i tij. Lavdi Ukrainës! Lavdi Forcave të Armatosura të Ukrainës”, thuhet në profilin e këtij grupi në Facebook.
Grupi Kalush Orchestra e fitoi vendin e parë në Eurovision Song Contest 2022 me këngën “Stefania”./21Media

Back to top button