Zelensky: Hiroshima më kujton Bakhmutin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se fotografitë e Hiroshimës së shkatërruar që ai pa gjatë vizitës së tij në qytetin japonez “i kujtojnë vërtet” qytetin e sulmuar në lindje të Ukrainës, Bakhmut, dhe vendbanime apo qytete të tjera të ngjashme.

“Po ashtu, nuk ka mbetur asgjë e gjallë, të gjitha ndërtesat janë rrënuar”, tha Zelensky në një konferencë shtypi.

Qyteti, të cilin Ukraina e mohon kontrollin e Rusisë, ka parë disa nga luftimet më brutale të konfliktit./21Media

Back to top button