Rrëzohet aeroplani më turistë në Zvicër, raportohen 3 të vdekur

Një aeroplan pasagjerësh u rrëzua mëngjesin e së shtunës në një terren të pjerrët pranë Ponts-de-Martel në malet në kantonin Neuchâtel, Zvicër. Piloti dhe dy pasagjerët vdiqën në aksident sipas policisë.

Avioni, i regjistruar në Zvicër, u ngrit në mëngjes nga aeroporti La Chaux-de-Fonds dhe ishte në një fluturim turistik.

“Në vendngjarje u vendosën burime të konsiderueshme shpëtimi. Rrënojat e avionit ishin në një vend veçanërisht të pjerrët, duke bërë një përpjekje delikate shpëtimi”, shkruan policia.

Zona është e mbyllur përkohësisht për publikun. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./21Media

 

Back to top button