Zelensky i bën thirrje botës për protesta në njëmujorin e luftës
Presidenti i Ukrainës Zelensky bëri një lutje për njerëzit në mbarë botën që të dalin në rrugë të enjten për të treguar mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Thirrjen e tij ai e bërë nëpërmjet një video, dhe ishte në anglisht për herë të parë, shkruan BCC, përcjell rtv21.tv.
Ai ka thënë se lufta e Rusisë nuk është vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër lirisë së njerëzve gjithandej – dhe që bota duhet ta ndalë Rusinë.
Fjalimi i Zelensky erdhi disa orë përpara një samiti të NATO-s në Bruksel, ku vendet perëndimore pritet të bien dakord për dërgimin e përforcimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore për të forcuar mbrojtjen e bllokut.
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në takim në një ditë që do të shënojë një muaj nga fillimi i pushtimit rus./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?