Zelensky: Lufta do të ishte parandaluar nëse Ukraina do të ishte anëtare e NATO-s

Lufta me Rusinë do të ishte parandaluar nëse Ukraina do të kishte qenë anëtare e aleancës së NATO-s, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Nëse Ukraina do të kishte qenë pjesë e NATO-s para luftës, nuk do të kishte pasur luftë”, u tha ai studentëve në Institutin e Studimeve Politike në Paris, derisa fliste përmes një lidhjeje video.

Zelensky tha gjithashtu se vendi i tij ishte “gati” për të zhvilluar negociata “për sa kohë që nuk është shumë vonë”, raportoi CNN.

“Me çdo Bucha të re, me çdo Mariupol të ri, me çdo qytet të ri ku ka dhjetëra të vdekur, raste përdhunimi, me çdo mizori të re, dëshira dhe mundësia për të negociuar zhduket, si dhe mundësia e duke e zgjidhur këtë çështje në mënyrë diplomatike”.

Rusia ka pasur një kundërshtim të gjatë ndaj zgjerimit të NATO-s dhe anëtarësimit të Ukrainës në aleancë dhe e ka akuzuar NATO-n për nisjen e një ngritjeje aktive ushtarake në territoret ngjitur me Rusinë./21Media

Back to top button