​Përfundon seanca, Teuta Hadri vazhdon dëshminë nesër në Hagë

Dëshmitarja e mbrojtjes, Teuta Hadri do të dëshmojë edhe nesër para turpit gjykues në rastin e Salih Mustafës në Hagë.
Gjatë ditës së parë të dëshmisë, ajo ka thënë se Salih Mustafën e ka takuar dy ose tri herë në prill 1999 në Zllash. Ndërsa kur është përgjigjur në pyetjet e Zyrës së Prokurorisë, ajo ka thënë se në Zllash nuk janë mbajtur persona dhe sipas saj, në ato shtëpi kanë qëndruar pjesëtarët e UÇK-së dhe personeli me të plagosurit.
“Dy-tri herë më shumë nuk e kam parë, në ditën e 17 si figurë, në ditën e 18 të ofensivës si Cali si figurë që organizon tërheqjen e të plagosurve, aty e kam nga ushtarët që quhen Cali. Kamur dhe më kanë thënë që quhet Cali. Më 17 ka qenë hera e parë në largësi, më 18 kështu nga afër. Unë aty e kam parë lëvizjet që kam bërë, ka dalë ka ushtarët, është kthyer përsëri dhe ka dalë”, ka thënë ajo.
Dëshmitarja ka deklaruar se ka pasur asnjë kontakt me Mustafën, ndërsa e nuk ka atë nga ajo që kishte parë në atë kohë në Zllash.
“Uniformën me lara, UÇK me lara dhe me atë stemën që ka qenë. Me kapele dhe ishte një uniformë shumë e bukur”, ka thënë ajo.
E pyetur nga prokuroria pse shprehet e sigurt se në shtëpinë ku ka qëndruar në Zllash nuk janë ndaluar persona, Hadri ka thënë se ka qenë i vogël dhe nëse do të kishte diçka të tillë do të dëgjonte nga dhoma që ajo mjekonte pacientët.
“Oborri ka qenë i vogël, nuk ka qenë më shumë se kjo hapësirë, edhe zhurma edhe lëvizja e njerëzve shihej nga dera e hapur, nëse ke hap derën e dhomës, nuk ka nevojë të shkojë ku burrat. Kuret a kam parë një pyetje, nuk ka parë, nuk i kemi parë, dhe isha e bindur se ato zhurma dëgjohen, sepse hapësira e vogël, nuk kishte mundësi”, ka thënë ajo.
Teuta Hadri, e cila është autore e librit “Krimi që pash me sytë e mi”, i ka thënë gjykatës se mund të ketë edhe dëshmitarë të rrejshëm.
“Ka edhe dëshmitarë të rrejshëm që janë të interesuar të marrin një vizë për të dalë në Francë, Holandë. Unë kam njohuri edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. Edhe nëse ndodhin këto gjëra, për atë që kam menduar në këtë aspekt, kështu që gjykata duhet të analizojë drejt, sepse ka edhe dëshmitarët që janë të dyshimtë, vetëm për të marrë një leje për të dalë jashtë në gjendje të bëjnë çdo gjë. gjë”, ka thënë ajo.
Teuta Hadri e cila është dëshmitarja e 14 e mbrojtjes së Salih Mustafës do të shohë trupin e saj të nesërme në Hagë.
Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte. Ai po qëndron në paraburgim në Hagë, ndërsa në gjyqin e tij para trupit është deklaruar i pafajshëm./KP

Back to top button