Zelensky: Lufta po zhvendoset në Rusi, proces i drejtë

Presidenti i Ukrainës, Volodymr Zelensky, ka thënë se lufta po zhvendoset drejt Rusisë. Kjo deklaratë e Zelenskyt vjen si paralajmërin pas sulmeve me dronë në Moskë, për të cilët Rusia bën përgjegjës Ukrainën.

Zelensky tha se sulmet në territorin rus ishin një proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë i luftës midis dy vendeve.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se tre dron ukrainas u rrëzuan të dielën, ndërsa dy u përplasën në ndërtesa.

Sulmi me dron në orët e para të së dielës është i fundit për të cilin Moska ka fajësuar Kievin. Ukraina rrallë merr përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë, por në një fjalim të dielën nga qyteti perëndimor i Ukrainës, Ivano-Frankivsk, Zelensky tha se Ukraina po forcohej.

Back to top button