Zelensky mbërrin në Parlamentin Evropian

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Parlamentin Evropian në Bruksel përpara një samiti të BE-së të enjten.
Ai u përshëndet nga kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Zelensky pritet t’i drejtohet Parlamentit të BE-së më vonë, si pjesë e një fushate për të bindur Perëndimin të dërgojë më shumë armë dhe mbështetje ushtarake për të kundërshtuar një ofensivë të pritshme pranverore ruse.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?