Zelensky mendon se e gjithë Evropa është në objektiv të Rusisë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit të tij të mbrëmshëm tha se agresioni rus nuk ishte kurrë i kufizuar vetëm në Ukrainë dhe e gjithë Evropa ishte një objektiv.
Zelensky i kërkoi Perëndimit të vendosë masë të plotë ndaj produkteve ruse të energjisë dhe të furnizojë Ukrainën me armë shtesë.
Ai tha se përdorimi i forcës nga Rusia ishte një katastrofë që në mënyrë të pashmangshme do t’i godasë të gjithë.
Zelensky shtoi se Ukraina është gati për një betejë të ashpër, pasi forcat ruse po grumbulloheshin në lindje të vendit.
“Kjo do të jetë një betejë e vështirë, ne besojmë në këtë luftë dhe fitoren tonë. Ne jemi të gatshëm të luftojmë njëkohësisht dhe të kërkojmë mënyra diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Zelensky./21Media