Vdiq doktori Muharrem Krasniqi

Ka vdekur doktor,  Muharrem Krasniqi, i cili ushtronte detyrën e specialistit në Klinikën e Anesteziogjisë dhe Reanimacionit në QKUK.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ku e ka çmuar lartë kontributin e tij në fushën ku ishte i specializuar.
”Ishte punëtor i madh dhe i zellshëm, në çdo kohë në shërbim të pacientëve. Nga fillimi i Pandemisë Covid-19, shërbeu edhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duku ofruar kujdes maksimal për pacientët me Covid-19. Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë punëtorëve shëndetësor për këtë humbje të madhe”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button