Zelensky “merr garanci për mbështetje” nga kryeministri i Britanisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ai ka folur me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe “ka marrë garanci për mbështetjen e tij” përpara samitit urgjent të NATO-s të nesërmen në Bruksel.
Zelensky postoi në Twitter se “diskutuan kursin e armiqësive dhe ndihmën e mbrojtjes për Ukrainën”, transmeton rtv21.tv.
Johnson u tha kolegëve të tij të kabinetit se “Perëndimi nuk duhet të hezitojë të shkojë më tej në forcimin e sanksioneve dhe ofrimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake mbrojtëse për Ukrainën”.
Samiti i NATO-s i së enjtes në Bruksel pritet të zhbllokojë ndihmën shtesë për Kievin, duke përfshirë pajisje për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga kërcënimet kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore./21Media

Back to top button