Zelensky mirëpret vendimin e Gjermanisë për të dërguar armë

 
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mirëpritur vendimin e Gjermanisë për të dërguar armë në Ukrainë për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus.
Duke postuar në Twitter në anglisht, Zelensky shkroi: “Gjermania sapo ka njoftuar sigurimin e armëve antitank dhe raketave Stinger për Ukrainën. Koalicioni kundër luftës në veprim!”.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte në vend.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse./21Media

Back to top button