Abramovich dorëzon ‘administrimin’ e Chelseat

 
Miliarderi rus Roman Abramovich ka dorëzuar “administrimin” e klubit të futbollit te administruesit e fondacionit të tij bamirës.
Në një deklaratë ai tha:
“Gjatë pronësisë sime gati 20-vjeçare të Chelsea FC, gjithmonë e kam parë rolin tim si kujdestar i klubit, puna e të cilit është të sigurojë që ne të jemi aq të suksesshëm sa mund të jemi sot, si dhe të ndërtojmë për të ardhmen, ndërsa gjithashtu duke luajtur një rol pozitiv në komunitetet tona. Gjithmonë kam marrë vendime me interesin më të mirë të Klubit në zemër. Unë mbetem i përkushtuar ndaj këtyre vlerave.
Kjo është arsyeja pse unë sot po u jap administratorëve të fondacionit bamirës të Chelsea kujdesin e Chelsea FC. Besoj se aktualisht ata janë në pozitën më të mirë për t’u kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve”.

Abramovich, i cili bëri pasurinë e tij në naftë dhe gaz në vitet 1990, u bë pronar i kompanive që kontrollojnë Chelsean në 2003 dhe thuhet se është i afërt me presidentin rus Vladimir Putin, raporton BBC.

Një numër vendesh perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj Putinit dhe ministrit të tij të jashtëm ditët e fundit, duke përfshirë Britaninë e Madhe, BE-në dhe SHBA-në./21Media

Back to top button