Zelensky në mesazhin e Vitit të Ri: S’ka alternativë veçse të fitojmë

Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se vendi i tij “nuk kishte alternativë tjetër” veçse të fitonte ndërsa dha mesazhin e tij të Vitit të Ri.
“Na u tha: ju nuk keni zgjidhje tjetër veçse të dorëzoheni. Ne themi: nuk kemi mundësi tjetër përveçse të fitojmë. Ne luftojmë si një ekip – i gjithë vendi, të gjitha rajonet tona. Unë ju admiroj të gjithëve. Është e pamundur të harrosh. Dhe është e pamundur të falësh. Por është e mundur të fitosh”,  tha ai.
Sulmet pasuan një breshëri prej më shumë se 20 raketash lundrimi të lëshuara në të gjithë Ukrainën të shtunën – dhe shumë bombardime më herët./21Media

Back to top button