Zelensky për sulmin ndaj Trumpit: Një dhunë e tillë nuk ka vend askund në botë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, për atentatin ndaj ish-homologut të tij amerikan, Donald Trump është shprehur i tmerruar.
Lidhur me këtë, presidenti ukrainas ka thënë se një dhunë e tillë nuk ka justifikim dhe nuk ka vend askund në botë.
“Jam i tmerruar kur mësova për atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump në tubimin e tij në Pensilvani. Një dhunë e tillë nuk ka asnjë justifikim dhe nuk ka vend askund në botë. Dhuna nuk duhet të mbizotërojë kurrë. Jam i lehtësuar kur mësova se Donald Trump tani është i sigurt dhe i uroj një shërim të shpejtë. Ngushëllimet e mia shkojnë për të afërmit e viktimës së këtij sulmi, një pjesëmarrës në tubim. I uroj forcë të gjithëve që janë të tmerruar nga kjo ngjarje. Uroj që Amerika të dalë më e fortë nga kjo”, ka shkruar Zelensky në X.
I am appalled to learn about the shooting of former U.S. President Donald Trump at his rally in Pennsylvania.
Such violence has no justification and no place anywhere in the world. Never should violence prevail.
I am relieved to learn that Donald Trump is now safe and wish him…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 14, 2024
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?