Zelensky shkarkon shefin e sigurisë dhe prokurorisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar kreun e agjencisë së sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe prokurorin e përgjithshëm, duke përmendur shumë raste të tradhtisë në dy organizatat e fuqishme.
Ai tha se më shumë se 60 ish-punonjës tani po punonin kundër Ukrainës në zonat e pushtuara nga Rusia, transmeton rtv21.tv.
Ai tha se “”deri sot, 651 procedime kriminale janë regjistruar sa i përket tradhtisë dhe aktiviteteve kolaboracioniste të punonjësve të Zyrës së Prokurorit, organeve të hetuesisë dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit”.
Zyrtarët e shkarkuar, Ivan Bakanov dhe Iryna Venediktova, nuk kanë komentuar.
Në fjalimin e tij video të dielën vonë, Zelensky tha “Një grup i tillë krimesh kundër themeleve të sigurisë kombëtare të shtetit… shtrojnë pyetje shumë serioze për krerët përkatës [të dy organizatave]. Secila nga këto pyetje do të marrë një përgjigje të duhur”, shtoi presidenti ukrainas./21Media

Back to top button