Kaloni te përmbajtja kryesore

Zelensky shkarkon ‘tradhtarët’

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se ka shkarkuar dy anëtarë të lartë të shërbimit të sigurisë kombëtare të Ukrainës me arsyetimin se ishin “tradhtarë”.
“Sot u mor një vendim tjetër për antiheronjtë. Nuk kam kohë të merrem me të gjithë tradhtarët, por gradualisht të gjithë do të ndëshkohen”, tha ai, shkruan BBC.
Zelensky emëroi dy zyrtarët e lartë dhe shtoi se ata “që thyejnë betimin ushtarak të besnikërisë ndaj popullit ukrainas… do të privohen në mënyrë të pashmangshme nga grada të larta ushtarake”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button