Pentagoni i pasigurt nëse autokolona ruse ‘ekziston ende’ në Kiev

Pentagoni tha të enjten se nuk e dinte nëse kolona ruse e automjeteve ushtarake në Kiev, e cila dikur shtrihej rreth 40 milje, “ekziston ende në këtë pikë”.

“Ka kaluar kaq shumë kohë”, tha zëdhënësi John Kirby. “Ata kurrë nuk e përmbushën vërtet misionin e tyre.”

“Ne nuk mendojmë se ata kishin planifikuar siç duhet për logjistikën dhe mbështetjen e një force të tillë në terren në kushte luftarake”, tha Kirby, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

“Është gjithashtu një funksion i rezistencës dhe shkathtësisë ukrainase dhe sinqerisht, vetëm inteligjencës së fushëbetejës”, shtoi ai./21Media

Back to top button