Zelensky tha se Ukraina duhet të pranojë se nuk do të anëtarësohet në NATO

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sot u shpreh se vendi duhet të pranojë se nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s.

“Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Ne e kuptojmë këtë”, tha ai në një video-konferencë me zyrtarë ushtarakë.

“Ne kemi dëgjuar prej vitesh që dyert ishin të hapura, por kemi dëgjuar edhe që nuk mund të bashkoheshim, është një e vërtetë dhe duhet njohur. Më vjen mirë që njerëzit tanë kanë filluar ta kuptojnë këtë dhe të mbështeten tek vetja dhe partnerët tanë që na ndihmojnë”, shtoi ai, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Para luftës, Vladimir Putin kishte kërkuar që Ukrainës t’i ndalohej të bashkohej ndonjëherë me NATO-n./21Media

Back to top button