Zelensky thotë se mund të bëjë lëshime territoriale për t’i dhënë fund luftës
Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, për herë të parë ka thënë se është i gatshëm t’i lëshojë territor Rusisë për t’i dhënë fund luftës.
Presidenti ukrainas u shpreh se vendi i tij mund të heqë dorë nga territori i pushtuar nga Rusia përkohësisht në këmbim që territori që e kontrollon Ukraina të futet në “ombrellën e NATO-s”.
Ai shtoi se Kievi më vonë mund të negociojë “diplomatikisht” kthimin e territorit në lindje që është aktualisht nën kontrollin rus, pasi të jetë rënë dakord për armëpushim.
“Nëse duam të ndalojmë fazën e nxehtë të luftës, duhet ta fusim nën ombrellën e NATO-s territorin e Ukrainës që kemi nën kontrollin tonë”, ka thënë Zelensky në një intervistë për Sky News.