Zelensky thotë se Rusia dëshiron t’i përdorë Krishtlindjet ortodokse “si një mbulesë”

Në fjalimin e tij të natës të enjten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia dëshiron të përdorë Krishtlindjet ortodokse “si një mbulesë” për të rifurnizuar dhe ndaluar përparimet e Ukrainës në rajonin lindor të Donbasit.
Në komentet e tij të para që kur Kremlini shpalli një armëpushim të përkohshëm 36-orësh për Krishtlindjet Ortodokse të premten dhe të shtunën, Zelensky tha në rusisht: “Tani ata duan të përdorin Krishtlindjet si një mbulesë për të ndalur së paku shkurtimisht përparimin e djemve tanë në Donbas dhe për të sjellë pajisje, municione dhe njerëz të mobilizuar më pranë pozicioneve tona. Çfarë do të arrijë kjo? Vetëm një rritje tjetër në numrin e viktimave. Të gjithë në botë e dinë se si Kremlini përdor pushimet në luftë për të vazhduar luftën me energji të përtërirë. Dhe për t’i dhënë fund luftës më shpejt, atij i duhet diçka krejtësisht tjetër”, tha Zelensky.
Zelensky duke iu drejtuar Rusisë shtoi se lufta në Ukrainë do të përfundojë “kur ushtarët tuaj ose të largohen ose ne t’i dëbojmë”./21Media

Back to top button