Vetaksident në rrugën Prishtinë – Gjilan, një i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti.
Rasti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Gjilan.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:00, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Policia ka nisur një hetim për ndriçimin e shkaqeve të këtij vetaksidenti./21Media

Back to top button