Zelensky thotë se sanksionet e mëtejshme kundër Rusisë duhet të përshpejtohen

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i bëri komentet pas një bisede telefonike me kryeministrin italian Mario Draghi të shtunën.
Zelensky përmes një vidoe- mesazhi tha se fokusi kryesor i bisedës ishte për situatën në fushën e betejës dhe sesi fitorja e Ukrainës mund të afrohet.
“Ne ramë dakord që paketa e gjashtë e sanksioneve kundër Rusisë duhet të përshpejtohet. Unë jam mirënjohës për mbështetjen e plotë të Italisë në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Zelensky./21Media

Back to top button