Gazprom i Rusisë thotë se vazhdon dërgimin e gazit në Evropë përmes Ukrainës

Prodhuesi rus i gazit, Gazprom ka thënë se po vazhdon të furnizojë Evropën me gaz përmes Ukrainës.
E sipas tyre kjo po realizohet nëpërmjet pikës hyrëse Sudzha, me vëllime që shihen sot në 44.7 milionë metra kub (mcm) nga 45.9 mcm sa ishin të shtunën.
Gazprom ka thënë se ata kanë pasur një kërkesë për furnizim me gaz përmes pikës kryesore hyrëse Sokhranovka, mirëpo Ukraina ka refuzuar./21Media

Back to top button