Zelensky thotë se të gjithë të përfshirët në sulmin në Kramatorsk do të mbajnë përgjegjësi
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se të gjithë ata që qëndrojnë pas sulmit rus në stacionin e trenit Kramatorsk do të mbajnë përgjegjësi.
”Ky është një tjetër krim lufte i Rusisë, për të cilin të gjithë të përfshirët do të mbajnë përgjegjësi”, tha ai duke shtuar se propaganda shtetërore ruse u përpoq të fajësonte forcat e armatosura ukrainase për sulmin.
Madje Zelensky ka thënë se presin përgjigjje të fortë globale ndaj këtij krimi.
Zelensky konfirmoi raportet e mëparshme nga kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk, ku të paktën 50 njerëz u vranë në sulm, duke përfshirë pesë fëmijë.
“Ashtu si masakrat në Bucha, si dhe shumë krime të tjera ruse të luftës, sulmi me raketa në Kramatorsk duhet të jetë një nga akuzat në gjykatë, gjë që do të ndodhë”, tha ai.
Presidenti ukrainas tha se të gjitha përpjekjet e botës do të drejtohen për të përcaktuar minutë pas minutë kush bëri çfarë, kush dha urdhra, nga erdhi raketa dhe kush e mbante atë./21Media